• e martë, 24 dhjetor 2024

Seancë e dhjetorit e Parlamentit Evropian në Strasburg

Seancë e dhjetorit e Parlamentit Evropian në Strasburg

Bruksel, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Nga sot deri të enjten në Strasburg do të mbahet seancë plenare e Parlamentit Evropian, në kuadër të së cilës do të organizohet ceremonia e ndarjes së çmimit të sivjetshëm për lirinë e mendimit "Saharov" , njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Seanca nis pasditen e sotme me një debat për ndryshimet e propozuara në rregullat e BE-së për etiketim më të saktë të karakteristikave të produkteve agroushqimore, si mjalti, lëngjet e frutave dhe reçelrat, në mënyrë që t'u mundësohet konsumatorëve që të informohen më mirë për përbërësit e tyre. Në vijim, eurodeputetët do të diskutojnë propozimet e tyre për zgjedhjet për deputetë të Parlamentit Evropian të planifikuara për në qershor të vitit të ardhshëm, lidhur me mënyrat për të inkurajuar një pjesëmarrje më të madhe dhe për të forcuar proceset demokratike, si dhe mekanizmin për zgjedhjen e kryetarit të ardhshëm të Komisioni Europian. Votimi për këto propozime është caktuar për nesër.

Për nesër është parashikuar edhe ceremonia e ndarjes së çmimit "Saharov" për laureatet e këtij vitit, aktivisten e ndjerë iraniane për të drejtat e njeriut Xhina Mahsa Amini dhe lëvizja "Grua, jetë, liri" në Iran.

Xhina Mahsa Amini ishte një grua iraniane 22-vjeçare me origjinë kurde, e cila vdiq shtatorin e kaluar në një qendër paraburgimi në Teheran si pasojë e abuzimit fizik nga anëtarët e shërbimeve iraniane të sigurisë. Vdekja e saj shkaktoi protesta masive në Iran kundër ligjeve që diskriminojnë gratë në vend.

Në rendin e ditës të vazhdimit të seancës së nesërme parlamentare është debati dhe votimi për miratimin e Ligjit për lëndët e para kritike, i cili synon forcimin e furnizimit me lëndë të parë strategjike dhe rritjen e konkurrencës dhe sovranitetit të BE-së në këtë sektor.

Nesër pasdite është planifikuar edhe debati kushtuar situatës në Gazë, në kuadër të të cilit eurodeputetët do të debatojnë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Zhosep Borel për nevojën e lirimit të të gjithë pengjeve nga Hamasi, për arritjen e armëpushimit humanitar në konfliktin aktual dhe perspektivat për një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjes izraelito-palestineze sipas modelit të ekzistencës së dy shteteve - Izraelit dhe Palestinës.

Gjatë ditës së nesërme, eurodeputetët do të diskutojnë për ndryshimet në rregulloren e Sistemit Evropian për të dhënat shëndetësore, të cilat do të mundësonin akses më të lehtë elektronik në informacione për gjendjen shëndetësore të pacientëve, duke përfshirë kur ata janë në një shtet tjetër anëtar të BE-së. Deklarata e deputetëve për lehtësimin e aksesit në të dhënat shëndetësore është planifikuar për të mërkurën.

Të mërkurën, në rend dite të seancës është debati kushtuar Samitit të dhjetorit të BE-së, i cili do të mbahet të enjten dhe të premten. Në debatin me përfaqësuesit e Presidencës spanjolle të BE-së dhe Komisionit Evropian, eurodeputetët pritet të paraqesin kërkesat dhe pritjet e tyre nga Samiti.

Истиот ден е предвидена и дебата на европратениците со шпанскиот премиер Педро Санчез, кој пред Европарламентот ќе ги презентира резултатите од претседавањето на Шпанија со Советот на ЕУ во периодот јули-декември 2023 година. Во пресрет на дебатата, предвидена е и билатерална средба на Санчез со претседателката на ЕП, Роберта Мецола. сп/

Në të njëjtën ditë është planifikuar edhe debati i eurodeputetëve me kryeministrin spanjoll Pedro Sançez, i cili do të prezantojë në Parlamentin Evropian rezultatet e presidencës spanjolle me Këshillin e BE-së në periudhën korrik-dhjetor 2023. Në prag të debatit është planifikuar edhe një takim dypalësh i Sançez me kryetaren e PE-së, Roberta Mecola. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR