• e martë, 05 nëntor 2024

Sautgejt jep dorëheqje

Sautgejt jep dorëheqje

Londër, 16 korrik 2024 (MIA) – Geret Sautgejt sot dha dorëheqje nga pozita e përzgjedhësit të kombëtares angleze në futboll.

Eksperti pesëdhjetë e tre vjeçar vendosi të largohet nga posti me vullnetin e tij të lirë.

Sautgejt është trajner i Anglisë që nga shtatori i vitit 2016. Nën drejtimin e tij, anglezët luajtën 102 ndeshje, fituan 64, barazuan 20 herë dhe humbën 18 ndeshje.

Për më tepër, reprezentacioni i Anglisë fitoi dy herë medaljen e argjendtë në Kampionatin evropian (Euro 2020 dhe Euro 2024) dhe dy herë arriti në gjysmëfinalet e Kupës së Botës (KB 2018 dhe Kupën e Botës 2022).

Më 14 korrik, Anglia humbi nga Spanja (1:2) në finalen e Euro 2024.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR