• e hënë, 23 dhjetor 2024

Saracin për MIA-n: Është krejtësisht joreale të rihapet Korniza negociuese, Gjermania do të jetë kundër saj

Saracin për MIA-n: Është krejtësisht joreale të rihapet Korniza negociuese, Gjermania do të jetë kundër saj

Strugë, 16 qershor 2023 (MIA) - Është krejtësisht joreale të pritet që ta rihapim Kornizën negociuese. Gjermania do të jetë kundër saj, thotë në video-intervistën për MIA-n i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.

"Korniza e negociatave u miratua unanimisht nga 27 vendet anëtare dhe ne nuk do ta rihapim procesin për marrjen e një vendimi të tillë. Eshte miratuar dhe nuk ndryshohet. Ajo përfaqëson një garanci për Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të ndryshohet lehtë më pas dhe Bullgaria nuk mund të vendosë më tej kushte të reja në të. Ajo ishte edhe një nga pikat kyçe të propozimit vitin e kaluar. Prandaj, është krejtësisht joreale të pritet që ne ta rihapim atë. Gjermania do të jetë kundër rihapjes së Kornizës negociuese, thotë Saracin në intervistë për MIA-n.

I pyetur për takimin e fundit të liderëve ndërmjet kryeministrit Kovaçevski dhe liderit të opozitës Mickoski, nga i cili duket se ka përparim, por edhe kushte, dhe në këtë kontekst sa reale janë kërkesat e opozitës për veprim të vonuar të ndryshimeve kushtetuese, diplomati gjerman thotë se nuk mund t'i komentojë, sepse nuk ka folur personalisht me Mickoskin.

"Nuk kam folur me z. Mickoski për përmbajtjen e saktë të këtij propozimi dhe për këtë arsye nuk mund të komentoj. Mund të them vetëm se ne do t'i përmbahemi Kornizës negociuese dhe propozimit të dytë francez dhe nuk shoh hapësirë ​​për të shkuar përtej kësaj. Kështu që ju do të duhet ta pyetni  atë ose mua  pasi të kem mundësinë të flas në një takim të veçantë me z. Mickoski për propozimin, thekson Saracin në intervistën e dhënë në margjinat e forumit të Prespës për dialog që mbahet në Strugë.

Në video-intervistën për MIA-n, e cila do të publikohet në tërësi nesër, përfaqësuesi special gjerman për rajonin flet edhe për rëndësinë e rezolutës së Bundestagut për Maqedoninë e Veriut, e cila njeh gjuhën, identitetin dhe kulturën maqedonase, për iniciativën e shtatë vendeve anëtare, përfshirë dhe Gjermaninë për aplikim më të madh të shumicës së cilësuar në votime në BE, që do t'i referohej edhe zgjerimit, si dhe tensioneve në Kosovë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR