• e martë, 24 dhjetor 2024

Sanohet problemi me sistemin për ujitje Makaria, prej nesër bujqit nga Rosomani do të kenë ujë

Sanohet problemi me sistemin për ujitje Makaria, prej nesër bujqit nga Rosomani do të kenë ujë

Shkup, 30 korrik 2023 (MIA) - Sistemi për ujitje Makaria është sanuar, problemi më dëmtimin është tejkaluar, bujqit në Rosoman prej nesër do të kenë ujë, kumtuan sot nga Qeveria.

"Falë reagimit të shpejtë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, SHA Ekonomizimit të Ujërave, profesorëve nga Fakulteti ndërtimor në Shkup, realizuesve, si dhe përkrahjes së vetadministrimit lokal, për periudhë shumë të shkurtë, për një muaj e gjysëm është gjetur zgjidhje për defektin e sistemit për ujitje", thonë nga Qeveria.

Prej aty shtojnë se në një nga seancat e kaluara, u obligua Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të dorëzojë Propozim ndryshim të Programit për ekonomizim të ujërave, me çka janë siguruar mjetet e nevojshme prej 1,3 milionë euro për riparim të defektit.

Bujqit këto ditë duhet të paraqiten te komisionet komunale për vlerësm të dëmit nga thatësira dhe rendimentet e parealizuara, e pastaj në bazë të atyre të dhënave, Qeveria do të marrë vendim për dëmshpërblim.

Nga Qeveria përkujtojnë se bujqit në Rosoman me kohë i kanë marrë subvencionet, respektivisht 290 milionë denarë në një ditë janë transferuar në llogaritë e 10.604 prodhuesve bujqësorë. bsh/

Foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR