Sanksionohet shoferi për ngasje të automjetit me 146 km në orë ku shpejtësia e lejuar është 50 km në orë
- Është sanksionuar një shofer, i cili sot me "folksvagen golf” ka drejtuar automjetin 146 km në orë në rrugën rajonale Kumanovë – Shkup, në vendin ku lejohet 50 km në orë, njofton MPB.
- Post By Melahat Baftija
- 15:53, 14 mars, 2024

Shkup, 14 mars 2024 (MIA) - Është sanksionuar një shofer, i cili sot me "folksvagen golf” ka drejtuar automjetin 146 km në orë në rrugën rajonale Kumanovë – Shkup, në vendin ku lejohet 50 km në orë, njofton MPB.
"Sot rreth orës 10:15 minuta në rrugën rajonale Kumanovë-Shkup, në afërsi të Umin Doll-Kumanovë, nëpunës policorë të Njsëitit Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor kanë ndaluar automjetin “folkswagen golf” me targa të regjistrimit të Kumanovës, i drejtuar nga L.R., komuna Likovë. Gjegjësisht, në kohën e lartpërmendur me automjet special të Ministrisë së Punëve të Brendshme është konstatuar se personi ka drejtuar automjetin me 146 kilometra në orë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë", thelsojnë nga policia.
Kundër personit në fjalë është parashtruar urdhërpagesë kundërvajtëse me sanksionin ligjor të paraparë. mb/
Foto: MPB