• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Sanksionohen 174 shoferë në Shkup, 38 për ngasje të shpejtë

Sanksionohen 174 shoferë në Shkup, 38 për ngasje të shpejtë

Shkup, 12 gusht 2023 (MIA) - Sektori për punë të brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (11.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 174 masa, nga të cilat 38 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 13 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar 10 masa për mosrespektim të përparësisë së kalimit, shtatë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pesë masa për përdorim të celularit gjatë vozitjes...

"Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", theksojnë nga atje. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR