Sanksionohen 145 shoferë në Shkup
- Gjatë kontrolleve të djeshme në territorin e qytetit të Shkupit, janë shqiptuar gjithsej 145 masa. Prej të cilave njëzet e një sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, trembëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, dymbëdhjetë gjoba për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave, njoftuan në mëngjes nga Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Sara Ademi
- 09:43, 31 korrik, 2024
Shkup, 31 korrik 2024 (MIA) - Gjatë kontrolleve të djeshme në territorin e qytetit të Shkupit, janë shqiptuar gjithsej 145 masa. Prej të cilave njëzet e një sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, trembëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, dymbëdhjetë gjoba për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave, njoftuan në mëngjes nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Poashtu janë shqiptuar gjashtë për gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, dhjetë gjoba për mospërdorimin rripit të sigurisë.
Në kumtesën e MPB-së theksohet se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s