• e diel, 30 qershor 2024

Sanksionohen 109 shoferë në Komunën e Çairit

Sanksionohen 109 shoferë në Komunën e Çairit

Shkup, 4 gusht 2023 (MIA) - MPB-ja bëri të ditur se dje nga ora 16:30 deri deri 23:30 është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në trafik në komunën Çair të Shkupit, janë sanksionuar 109 shoferë, prej të cilëve 41 masa për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.

 Janë sanksionuar edhe 15 shoferë të motoçikletave të cilët nuk kanë shfytëzuar kaskën mbrojtëse gjatë ngasjes.

"Shtatë masa për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, 22 sanksione për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", thekson MPB-ja.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR