• e enjte, 04 korrik 2024

Sanksionohen 1.655 shoferë të motoçikletave gjatë muajit qershor, 49 janë marrë

Sanksionohen 1.655 shoferë të motoçikletave gjatë muajit qershor, 49 janë marrë

Shkup, 3 korrik 2023 (MIA) - Gjatë muajit qershor të këtij viti në aksione të përforcuara kontrolli të realizuara në territorin e shtetit për sanksionimin e kundërvajtjeve të cilat i bëjnë shoferët e motoçikletave, ishin sanksionuar 1.655 shoferë, njoftojnë nga MPB.

"Prej tyre, 999 shoferë nuk kishin përdorur helmetë mbrojtëse gjatë vozitjes, 389 kishin drejtuar motoçikletat pa patentë shoferi, 49 motoçikleta ishin marrë për shkak të skadimit të patentës së shoferit dhe kishin shkaktuar zhurmë të madhe dhe të tjera", njoftojnë nga policia. 

Nga MPB paralajmërojnë se aksionet e përforcuara të kontrollit vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe ju bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t'i respektojnë rregullat në komunikacion. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR