• e diel, 22 dhjetor 2024

Sanksione për 225 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt për një javë në Komunën e Qendrës

Sanksione për 225 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt për një javë në Komunën e Qendrës

Shkup, 20 nëntor 2023 (MIA) - Ndërmarrja publike "Parkingjet e Komunës Qendër" dhe pushteti vendor, në bashkëpunim me Policinë e komunikacionit - Shkup, ka shqiptuar sanksione për 225 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, të cilat kanë penguar qarkullimin normal.

"Në periudhën nga 13 deri 19 nëntor, me ndihmën e mjeteve speciale “karrotrec” të NP “PKQ”, janë larguar 130 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa duke vendosur një pajisje mekanike "bllokues", sanksionet janë shqiptuar për 95 automjete, që janë gjetur në parkingje rezidente, dhe nuk kanë qenë përdorues – banorë të sektorit ku kanë qenë të parkuara", thuhet në njoftimin e kompanisë. qa/

Foto: NP "Parkingje të Komunës Qendër"

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR