• e enjte, 11 korrik 2024

Sanksione për 154 shoferë në Shkup, 19 nuk kanë pasur patentë shoferë, 11 kanë përdorë celularin gjatë vozitjes

Sanksione për 154 shoferë në Shkup, 19 nuk kanë pasur patentë shoferë, 11 kanë përdorë celularin gjatë vozitjes

Shkup, 11 qershor 2024 (MIA) - Në territorin e Shkupit në 24 orët e fundit janë shqiptuar gjithsej 154 sanksione, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Mes tyre, 19 sanksione për vozitje pa patentë shoferë dhe gjashtë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Njëmbëdhjetë sanksione ka pasur për shkak të përdorimit të celularit gjatë vozitjes. Janë shqiptuar nëntë masa për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, njëjtë aq sanksione për kalim në semafor të mbyllur - dritë të kuqe.

"Kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion", thuhet në kumtesën e MPB-së. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR