• e hënë, 23 dhjetor 2024

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë: Bashkëpunimi ekonomik në Ballkanin Perëndimor do ta përshpejtojë integrimin në BE

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë: Bashkëpunimi ekonomik në Ballkanin Perëndimor do ta përshpejtojë integrimin në BE

Tiranë, 16 tetor (MIA)  -  Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni nga Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë porositi se dyert e Bashkimit Europian janë të hapura për ata që duan të ecin përpara. Ajo potencoi se një nga temat kryesore të Samitit do të jetë ekonomia e Ballkanit Perëndimor, duke kujtuar planin e saj të rritjes të prezantuar në maj të vitit 2023.

 "Ky është një samit shumë i veçantë sot. Bëhet fjalë për Samitin e 10-të të Procesit të Berlinit, por për herë të parë në Ballkanin Perëndimor. Një nga temat kryesore do të jetë ekonomia e Ballkanit Perëndimor. Për këtë shkak e prezantova planin tim për rritje. Duam t'u japim qasje në tregun e vetëm evropian, qasje për kompanitë nga Ballkani Perëndimor në tregun e përbashkët evropian, por  për atë nevojiten reforma në vendet e Ballkanit Perëndimor. Është një inkurajim për ata që vërtet duan të ecin përpara, duan të avancojnë ekonominë. Dyert tona janë të hapura dhe ejani të punojmë sot për këtë plan për rritje", deklaroi për mediat  Ursula fon der Lajeni, lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Tirana.

 

Fon der Lajeni në fjalim në sesionet e punës, tha se duan t'i hapin dyert evropiane në fusha të veçanta të tregut për Ballkanin Perëndimor dhe kjo duhet bërë tani.

"Hapja e dyerve nuk mjafton. Vendet e Ballkanit Perëndimor gjithashtu duhet ta kompletojnë tregun e tyre të përbashkët rajonal, ndërsa kjo nënkupton kushtin që vendet e Ballkanit Perëndimor t'u japin qasje fqinjëve në tregjet e tyre. Me fjalë të tjera nëse ka bllokime, vetë bllokoheni, të tjerët do të vazhdojnë më tej", tha kryetarja e  Komisionit Evropian Fon der Lajeni.. 

 Kryetari i Këshillit Evropian, Sharles Mishel, tha se rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është i ngadaltë, që është zhgënjyese edhe për vendet, por edhe për për BE-në.

"Tani të gjithë e dimë se është koha që ju të dorëzoni, ndërsa ne ta përmbushim premtimin tonë. E  dini se duhet përkushtim duke filluar nga reformat, ndërsa ne në BE të përgatitemi për anëtarë të rinj. Duhet të jemi gati deri në vitin 2030 për zgjerim", tha Misheli. 

Kancelari gjerman Olaf Sholc tha se çdo përparim  të cilin do ta bëjnë vendet në tregun e përbashkët rajonal do dukshëm do t'i sjellë më afër BE-së. 

Foto: MIA: Printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR