• e shtunë, 06 korrik 2024

Samiti i parë i shkollave të mesme për zhvillimin e karrierës

Samiti i parë i shkollave të mesme për zhvillimin e karrierës

Shkup, 22 prill 2024 (MIA) - Sot në Shkup do të mbahet Samiti i parë i shkollave të mesme për zhvillim të karrierës, në organizim të "Growth Labs Academy" dhe në bashkëpunim me Unionin e nxënësve të shkollave të mesme.

Samiti do të diskutojë rëndësinë e arsimit joformal dhe mësimit të vazhdueshëm, si të zgjidhni një profesion të ardhshëm dhe të filloni një karrierë duke krijuar një markë të fortë personale. Është planifikuar të ketë një panel diskutim që do të trajtojë tema nga fusha e arsimit dhe mundësive për të rinjtë, por fokusi do të jetë edhe në atë se si të drejtohen siç duhet të rinjtë që të kenë sukses në karrierë në të ardhmen. sa/

Foto: "Growth Labs Academу“

QËNDRONI TË LIDHUR