• e premte, 05 dhjetor 2025

Samiti digjital për Ballkanin Perëndimor në fokus të takimit Andonovski - Rokas

Samiti digjital për Ballkanin Perëndimor në fokus të takimit Andonovski - Rokas

Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Samiti digjital i vendeve nga Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në tetor në Shkup, ishte në fokus të takimit mes ministrit të Transformimit Digjital, Jovan Andonovski, me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas.

Siç kumtojnë nga Ministria e Tranformimit Digjital, në takim ministri e ceki mbështetjen nga BE-ja në procesin e transformimit digjital, posaçërisht përmes grantit prej 1,2 milionë euro për zhvillim të "aplikacionit të parë super qeveritar".

Nga atje shtojnë se Ministria punon në mënyrë aktive në inovacione, sipërmarrësi dhe mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke i shfrytëzuar programet që i ofron Bashkimi Evropian. ab/

Fotо: Ministria e Transformimit Digjital

QËNDRONI TË LIDHUR