• e diel, 06 tetor 2024

Salvini i bëri thirrje të djathtës së bashkuar për ta "çliruar Brukselin" nga "pushtuesit ilegal"

Salvini i bëri thirrje të djathtës së bashkuar për ta

Bruksel, 4 shtator 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri italian dhe kreu i partisë së djathtë Liga, Mateo Salvini u bëri thirrje grupeve të partisë së djathtë nga BE-ja, përfshirë Partinë Popullore Evropiane (PPE) për bashkëpunim për të “çliruar Brukselin” nga ata që e “pushtuan” ilegalisht.

Ai gjithashtu, siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, u bëri thirrje anëtarëve të EPP-së që ta ndjekin kryeministrin e Italisë dhe ta mbështesin me forcat nga e djathta kundër sundimit të partive të majta dhe të gjelbra.

Qeveria italiane përbëhet nga partia nacionaliste dhe e djathtë populiste Vëllezërit e Italisë (FDI) të kryeministres Xhorxha Meloni, Lidhja e Salvinit dhe konservatorja Forca Italia (FI) e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm italian Antonio Tajani.

"Qeveria italiane nuk është sjellë në pikëpyetje dhe do të qeverisë për pesë vjet. Italianët votuan për ne. Bashkëpunoj shumë mirë me Xhorxhan dhe Antonion. Prandaj miqve të qendrës së djathtë u them: Do të ishte gabim fatal të ndahet spektri evropian në të djathtë nga qendra", deklaroi Salvini. 

Liga është anëtare e grupit politik evropian të ekstremit të djathtë Identiteti dhe demokracia (ID), i cili dje mbajti kongres në qytetin e Firences i cili sipas Salvinit ishte "historik".

Sipas tij, në Firencë janë mbledhur "miqtë dhe mbrojtësit" e Evropës të cilët do ta “mundin armikun kryesor të Evropës – realitetin burokratik masonik”.

Sipas sondazhit të fundit të “Jurop Elekts”, grupi ID do të ketë një rritje të ndjeshme të numrit të eurodeputetëve në zgjedhjet e qershorit të vitit të ardhshëm dhe do të bëhet i katërti dhe nuk përjashtohet të jetë forca e tretë politike në Parlamentin Evropian. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR