Salla e re sportive në Ogjancë do t'i presë nxënësit në shtator
- – Deri në fund të gushtit do të përfundojë plotësisht ndërtimi i sallës së sporteve në SHFK "Koço Racin" në vendbanimin Ogjancë, Komuna Petrovec, ishte theksuar gjatë mbikëqyrjes së sotme në aktivitetet ndërtimore. Ky projekt do tu mundësojë nxënësve ta fillojnë vitin e ri shkollor në kushte bashkëkohore për aktivitet fizik dhe sport.
- Post By Fitore Curri
- 14:40, 11 gusht, 2025
Shkup, 11 gusht 2025 (MIA) – Deri në fund të gushtit do të përfundojë plotësisht ndërtimi i sallës së sporteve në SHFK "Koço Racin" në vendbanimin Ogjancë, Komuna Petrovec, ishte theksuar gjatë mbikëqyrjes së sotme në aktivitetet ndërtimore. Ky projekt do tu mundësojë nxënësve ta fillojnë vitin e ri shkollor në kushte bashkëkohore për aktivitet fizik dhe sport.
“Nxënësit nga Ogjancë vitin e ri shkollor do ta fillojnë në sallë të re, bashkëkohore. Mjetet në vlerë prej 19 milionë denarë janë siguruar përmes buxhetit të Komunës Petrovec dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, deklaroi kryetari Borçe Mitevski.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska theksoi se Qeveria investon në infrastrukturë në sistemin arsimor, me fokus në aktivitetin fizik të nxënësve.
“Aktiviteti fizik është me rëndësi të jashtëzakonshme për koncentrimin dhe suksesin e nxënësve. Vazhdojmë me investime në salla sportive, objekte me efikasitet energjetik dhe panele fotovoltaike”, tha Jenevska.

Kryeministri Hristian Mickoski, i cili mori pjesë në mbikëqyrje, theksoi se projektet janë pjesë e angazhimit të Qeverisë për përmirësimin e cilësisë së jetës.
“Është mirë kur ndërtohet, kur zhvillohet. Besoj fuqishëm se do të vazhdojmë në këtë drejtim, bashkë me kryetarët e komunave të cilët e kanë besimin e qytetarëve”, tha Mickoski.
Pas mbikëqyrjes në Ogjancë, delegacioni u nis në vendbanimin Rzhaniçino, ku po punohet në ndërtimin e tri rrugëve. Projekti ka vlerën 350 mijë euro, i financuar nga Ministria e Transportit.
Pika e fundit e vizitës ishte Banja e Katllanovës, ku po bëhet asfaltimi i rrugës lokale deri në Gradmanci në gjatësi prej 2.400 metra. Mjetet në vlerë prej 200 mijë euro janë siguruar përmes Qeverisë së RMV-së nga kredia hungareze. fc/
Foto: MIA