Saka një muaj jashtë terrenit, lëndohet edhe Odegardi
- Sulmuesi anglez, Bukajo Saka do të humb ndeshjen e Arsenalit kundër Liverpulit të dielën, si dhe ndeshjet e shtatorit me Anglinë në kualifikimet për Kupën e botës kundër Andorrës dhe Serbisë, për shkak të lëndimit.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:45, 25 gusht, 2025
Londër, 25 gusht 2025 (MIA) - Sulmuesi anglez, Bukajo Saka do të humb ndeshjen e Arsenalit kundër Liverpulit të dielën, si dhe ndeshjet e shtatorit me Anglinë në kualifikimet për Kupën e botës kundër Andorrës dhe Serbisë, për shkak të lëndimit.
Saka dëmtoi muskulin e kofshës në fitoren në terrenin vendas ndaj Lids Junajtedit të shtunën dhe pritet të jetë jashtë fushe deri në katër javë, raporton sot Bi-Bi-Si.
Lojtari i kombëtares angleze humbi tre muaj e gjysmë të sezonit të kaluar pasi iu nënshtrua një operacioni në këmbën e djathtë.
Njëherësh edhe kapiteni i Arsenalit, Martin Odegard, gjithashtu është i pasigurt për derbin e ardhshëm në Enfild Roud, pasi e dëmtoi shpatullën gjatë fitores ndaj Lidsit. qa/
Foto: EPA