Sajkoski: Së bashku me Qeverinë miratuam dy ligje të rëndësishme, njëri parashikon vauçerë për studentët prej 250 euro për pajisje teknologjike, ndërsa tjetri rritje të pensioneve për 2000 denarë
- Së bashku me Qeverinë miratuam dy ligje të rëndësishme, njëri prej të cilëve parashikon vauçerë për studentët prej 250 euro për pajisje teknologjike, tjetri rritje të pensioneve për 2.000 denarë, theksoi sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë, Gjorgjija Sajkoski, në tribunën e sontme me temën "Arsimi dhe politika sociale, po ndërtojmë themelet e ndryshimit" në Kërçovë.
- Post By Sara Ademi
- 21:57, 24 korrik, 2025
Shkup, 24 korrik 2025 (MIA) - Së bashku me Qeverinë miratuam dy ligje të rëndësishme, njëri prej të cilëve parashikon vauçerë për studentët prej 250 euro për pajisje teknologjike, tjetri rritje të pensioneve për 2.000 denarë, theksoi sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë, Gjorgjija Sajkoski, në tribunën e sontme me temën "Arsimi dhe politika sociale, po ndërtojmë themelet e ndryshimit" në Kërçovë.
Ai theksoi se reformat po lëvizin në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe po miratohen ligje që janë me rëndësi thelbësore për qytetarët, si për të rinjtë duke marrë vauçerë për pajisje elektronike, ashtu edhe për pensionistët duke rritur pensionet dhe duke mundësuar një jetë dinjitoze.
Ai vazhdoi gjithashtu edhe në pjesën nga fusha e arsimit dhe politikës sociale, duke vënë në dukje se konviktet e studentëve po rinovohen dhe kopshtet po ndërtohen për t'u kujdesur për më të vegjlit. sa/
foto: Printskrin