• e enjte, 26 dhjetor 2024

Said: "Aleksandar Urdarevski" rikonstruktohet me financim të plotë nga Qyteti i Shkupit

Said:

Shkup, 20 mars 2023

Me të vërtetë është e dhimbshme kur frustracioni ni një ore duhet të kompensohet me gënjeshtra dhe stolisje me pulpa të huaja.

I tillë është rasti, për fat të keq, me kryetarin e Butelit, Darko Kostovski, i cili gënjen sërish se bën ndonjë projekt, edhe pse në vitin e fundit të gjitha intervenimet më të mëdha ndërtimore pa përjashtim të Komunës së Butelit janë projekte të Qytetit të Shkupit.

I tillë është edhe rasti me rr. Aleksandar Urdarevski, rrugë në kompetencë trë Qytetit të Shkupit, e cila pas një kërkese një dekadëshe të banorëve, fillon ta rikonstruktojë Ndërmarrja jonë publike Rrugë dhe rrugica, me financim të plotë nga ana e Qytetit të Shkupit.

Rikonstruktohet rruga në sipërfaqe prej 9600 m2 dhe gjatësi prej 1270 metra, me përpunim të bankinave nga material tampon dhe bordura të reja, ndërsa për qytetarët e kësaj pjese të qytetit, parashikohet ngritje e gjelbërimit të ri, fidaneve dhe rregullimi adekuat parcial.

Darko Kostovski nuk ka kontribuar as financiarisht, as në ndonjë mënyrë tjetër, prandaj është e pakulturuar të promovohen projektet e NP "Rrugë dhe rrugica", të cilat në vazhdimësi i bllokojnë bashkëpartiakët e tij këshilltarët e VMRO DPMNE-së në Qytetin e Shkupit.

Said Saidi, u.d. drejtor i NP "Rrugë dhe rrugica"

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

Foto: Ueb-faqe/Printskin

QËNDRONI TË LIDHUR