• e mërkurë, 04 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Dimitrieska-Koçoska në takimin e ministrave në Podgoricë dedikuar masave për eliminimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit në Ballkanin Perëndimor

Dimitrieska-Koçoska në takimin e ministrave në Podgoricë dedikuar masave për eliminimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit në Ballkanin Perëndimor

 Shkup, 12 mars 2025 (MIA) - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin e ministrave, organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, dedikuar eliminimit të ndikimeve të dëmshme të pirjes së duhanit.

 Siç informuan nga Ministria e Financave në këtë takim të nivelit të lartë do të marrin pjesë ministrat dhe zëvendësministrat e Financave të vendeve të rajonit, përfaqësuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Komisionit Evropian, Mbretërisë së Bashkuar, Sllovenisë, Bankës Botërore, Organizatës Botërore të Doganave, Organizatës së Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik, si dhe përfaqësuesit e komunitetit akademik.  

 Qëllimi i këtij takimi është ngritja e ndërgjegjësimit për problemin e tregtisë së paligjshme të duhanit, si dhe ndikimi i saj mbi administratën tatimore, shëndetësinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, për potencialin e vendeve në ballafaqimin me tregtinë e paligjshme të produkteve të duhanit dhe njëkohësisht edhe të shkëmbehen përvojat në trajtimin e këtij problemi.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR