• e premte, 30 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Së paku pesë ekipe angleze sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e kampionëve

Së paku pesë ekipe angleze sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e kampionëve

Londër, 9 prill 2025 (MIA) - Anglia siguroi vend shtesë në Ligën e kampionëve për sezonin 2025/26.

Sipas formatit të deritanishëm të turneut, dy ligat me plasman më të lartë në fund të sezonit marrin nga një vend shtesë në konkurrimin e ardhshëm.

Fitorja e Arsenalit prej 3:0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të finales e siguroi plasmanin e Anglisë në një prej dy vendeve të para.

Njëkohësisht, mund të rritet numri i ekipeve angleze në Ligën e kampionëve - nëse Totenhemi apo Mançester junajted e fitojnë Ligën e Evropës, automatikisht do të marrin edhe biletë për Ligën e kampionëve.

Gjithashtu, vend shtesë mund të merret nëse Arsenali apo Aston Vila bëhen fitues në Ligën e kampionëve, por nuk hyjnë në top 5-shin në Premier ligë. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR