Së paku 37 të vdekur në trazirat e armatosura mes druzëve dhe beduinëve në qytetin sirian Sveda
- Së paku 37 persona e humbën jetën, ndërsa mbi 100 u lënduan në trazirat e armatosura mes grupeve lokale ushtarake dhe fiseve në qytetin Sveda, në jug të Sirisë, kumtoi sot Ministria siriane e Punëve të Brendshme.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:55, 14 korrik, 2025
Damask, 14 korrik 2025 (MIA) - Së paku 37 persona e humbën jetën, ndërsa mbi 100 u lënduan në trazirat e armatosura mes grupeve lokale ushtarake dhe fiseve në qytetin Sveda, në jug të Sirisë, kumtoi sot Ministria siriane e Punëve të Brendshme.
Në mesin e të pësuarve janë edhe dy fëmijë.
Sipas mediumeve britanike, përleshjet shpërthyen në qytetin Sveda, kryesisht i populluar me druzë, ndërsa sipsa të dhënave të deritanishme, numri i viktimave mund të rritet.
Autoritetet siriane kumtuan se dërguan forca të intervenojnë drejtpërdrejtë për ta ndalur konfliktin në jug të vendit, në afërsi të kufirit me Jordaninë.
Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut, me seli në Londër, dje kumtoi se së paku 37 persona e humbën jetën në konfliktin mes fiseve beduine dhe luftëtarëve lokal, prej të cilëve 27 ishin pjesëtarë të religjionit druz, ndërsa 10 ishin beduinë.
Trazirat ndodhën në një lagje nga qyteti Svejda në krahinën me të njejtin emër.
Guvernatori i rajonit, Mustafa al-Bakur, dhe disa prijës të druzëve u bënë thirrje banorëve për qëndrueshmëri dhe kërkuan intervenim nga qeveria qendrore. ab/
fotо: Х