Së paku 14 viktima në fatkeqësi komunikacioni në Pakistan
- Së paku 14 persona e humbën jetën kur një kamion i vogël që transportonte bujq, ra në hendek në Pakistanin jugor, kumtoi policia të martën.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:11, 22 prill, 2025

Islamabad, 22 prill 2025 (MIA) - Së paku 14 persona e humbën jetën kur një kamion i vogël që transportonte bujq, ra në hendek në Pakistanin jugor, kumtoi policia të martën.
Në mesin e të vdekurve ka punëtorë dhe familje të tyre, shtatë burra, tre gra dhe katër fëmijë.
Edhe 20 persona janë lënduar në fatkeqësinë që ndodhi në rajonin Xhamshoro në provincën Sind mbrëmë vonë të hënën, deklaroi polici lokal Abdul Azis Koso.
"Rezultatet e para sugjerojnë se fatkeqësia ka ndodhur për shkak të prishjes së frenave", tha Koso, transmetoi DPA. ab/
Foto: МIА arkivi