• e hënë, 23 dhjetor 2024

SÇE deri të hënën do ta përcaktojë përfaqësuesin në grupin punues për ndryshimet kushtetuese, Mariçiq u bëri thirrje të gjitha partive të marrin pjesë

SÇE deri të hënën do ta përcaktojë përfaqësuesin në grupin punues për ndryshimet kushtetuese, Mariçiq u bëri thirrje të gjitha partive të marrin pjesë

Shkup, 7 prill 2023 (MIA) - Më së voni deri të hënën do të përcaktohet dhe shpallet emri i përfaqësuesit të Sekretariatit për Çështje Evropiane (SÇE) i cili do të përfshihet në grupin punues për ndryshime kushtetuese, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mariçiq tha se SÇE do të marrë pjesë aktive në atë grup punues dhe do të emërojë një person që do të jetë përfaqësues nga Sekretariati dhe do të njoftojë me shkresë Ministrinë e Drejtësisë deri të hënën.

"Sigurisht që do të jetë një person me përvojë që ka kohë që punon në ato çështje dhe që do të mund të japë kontributin e duhur në grupin punues. Ende nuk është definuar, por më së voni deri të hënën do ta bëjmë publike, tha Mariçiq në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministren e Integrimeve Evropiane të Serbisë, Tanja Mishçeviq.

Theksoi se bëhet fjalë për një grup pune shumë të rëndësishëm dhe shpreson që të gjitha partitë politike të emërojnë përfaqësuesit e tyre. Ai u bëri thirrje atyre që të marrin pjesë në bisedën për procesin e ndryshimeve kushtetuese sepse çështja, siç tha ai, “herët a vonë do të vijë në Kuvend dhe partitë politike do të duhet të deklarohen”.

Në vend që pikëpamje të prezantohen çdo ditë në konferenca shtypi, deklarata dhe me grindje partiake, ai grup punues, tha Mariçiq, është vendi i duhur për diskutim, për shkëmbim idesh, për të bërë propozime dhe për të përcaktuar Preambulën dhe dy pikat që duhet të ndryshohen në Kushtetutë.

"Nga ky grup punue të nxjerrim një propozim që më pas do të gjejë hapësirën e vet për diskutim si në shoqëri ashtu edhe në Kuvend. Është shumë më praktike dhe më e përgjegjshme për vendin që të marrin pjesë të gjitha partitë politike, dhe un i inkurajoj që të mos kenë frikë dhe të marrin pjesë. Meqenëse ata i shprehën publikisht pikëpamjet e tyre, këto pikëpamje te t'i përballojmë në grupin punues dhe të shohim nëse mund të arrijmë në një zgjidhje të përbashkët, zgjidhjen më të mirë dhe të ndërtojmë një model për inkorporimin e këtyre tre komuniteteve, ose sado që të jenë, që janë të interesuar për të hyrë në Preambulën e Kushtetutës, dhe le ta bëjmë të mundur. Besoj se në këtë mënyrë procesi do të çmitizohet më shumë sesa nëse e mbajmë në nivelin e deklaratave të përditshme dhe të përleshjeve politike. Ne shtrojmë tryezën për diskutim dhe i ftojmë të gjithë të ulen në atë tavolinë dhe të bisedojmë", theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane. ls/

Foto: arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR