Rute: Më 14 tetor fillon stërvitja vjetore bërthamore ushtarake e NATO-s
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute paralajmëroi se Aleanca më 14 tetor do të fillojë stërvitjen e saj vjetore bërthamore "Stidfast nun" (Steadfast Noon).
Londër, 10 tetor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute paralajmëroi se Aleanca më 14 tetor do të fillojë stërvitjen e saj vjetore bërthamore "Stidfast nun" (Steadfast Noon).
Nikoqirët e stërvitjes ushtarake të NATO-s, e cila do të zgjasë rreth dy javë, janë Belgjika dhe Holanda, ndërsa o të marrin pjesë aeroplanë luftarakë F-35A dhe bombardues B-52, gjashtëdhjetë aeroplanë nga 13 vende dhe rreth 2000 ushtarë. Në stërvitjen nuk do të përdoren armë luftarake, ndërsa do të simulohet se si aeroplanët luftarakë mbajnë koka bërthamore amerikane.
"Në një botë të pasigurt, është jetike që ne të testojmë mbrojtjen tonë dhe të forcojmë mbrojtjen tonë, në mënyrë që kundërshtarët tanë të dinë se NATO është e gatshme dhe në gjendje t'i përgjigjet çdo kërcënimi", tha Rute në Londër pas takimit me kryeministrin britanik Kir Starmer dhe presidentin e Ukrainës, Vollodimir Zelenski.
Rute theksoi se stërvitja ushtarake e Alenacës së Atlantikut të Veriut do të fokusohet veçanërisht në Britaninë e Madhe, Detin e Veriut, por edhe në Belgjikë dhe Holandë.
Rusia muajin e kaluar kumtoi se mund të përdorte armë bërthamore nëse goditet nga raketa konvencionale, si dhe se Moska çdo sulm të kryer me mbështetjen e një force bërthamore do ta konsiderojë si një sulm të përbashkët.
Ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për politikë dhe planifikim mbrojtes, Angus Lapsli tha se stërvitja ushtarake nuk është përgjigje ndaj deklaratave të fundit të Rusisë dhe se të njëtat mbahet çdo vit tashmë më shumë se një dekadë,
“Ne nuk përshtatemi me atë që është thënë ose nuk është thënë në një ditë të caktuar”, tha Ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për politikë dhe planifikim mbrojtes, Angus Lapsli.
Ai theksoi se stërvitjet ushtrake janë të rëndësishme për të demonstruar aftësitë bërthamore të NATO-s dhe për t'iu përgjigjur çfarë do lloj sulmi. ls/
Foto: EPA