• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rute e mbështet Gjermaninë që t’i përmbushë detyrimet në mbrojtje

Rute e mbështet Gjermaninë që t’i përmbushë detyrimet në mbrojtje

Budapest, 7 nëntor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute ka mbështetur kancelarin gjerman Olaf Sholc që t'i përmbushë angazhimet e vendit të tij për mbrojtje përkundër kolapsit të qeverisë gjermane.

Rute ka thënë se është i sigurt se Gjermania mund të përmbushë kërkesat e saja në mbrojtje, duke e përshkruar Sholcin si një "lider të fortë" që mund të veprojë edhe krahas paqëndrueshmërisë politike.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka thënë se Sholci do të angazhohet që Gjermania të luajë "rolin e saj në skenën botërore" dhe konform me rrethanat ta udhëheqë politikën e saj të jashtme.

Të dy punuan së bashku si liderë të BE-së kur ish kryeministri holandez ishte në pushtet në Holandë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR