• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rute: BeH-ja ka bërë mjaft që të fillojë negociatat, por jo edhe për të harmonizuar Kornizën negociuese

Rute: BeH-ja ka bërë mjaft që të fillojë   negociatat, por jo edhe për të harmonizuar Kornizën negociuese

 Bruksel, 21 mars 2024 (MIA) - Holanda do ta mbështesë propozimin e Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bosnjë e Hercegovinën, por në të njëjtën kohë, para se të harmonizohet korniza e negociatave, vendi duhet të zbatojë të gjitha hapat e nevojshëm të theksuara në Raportin e KE-së, deklaroi sot kryeministri holandez Mark Rute pas mbërritjes së tij në Samitin e BE-së.

"Bosnja e Hercegovina ka arritur përparim për ta mbështetur hapjen e negociatave, por Komisioni Evropian ishte shumë i qartë se BeH duhet të bëjë shumë më tepër për t'i filluar vetë negociatat sipas kornizës së negociuar të rënë dakord", shtoi Rute. 

 Ai shprehu shpresë se BeH do të arrijë ta bëjë këtë dhe të zbatojë të paktën pesë nga 14 kushtet nga lista e specifikuar nga Komisioni Evropian.

"Ato ende nuk janë përmbushur   plotësisht, por mjafton për ta mbështetur hapjen e negociatave. Megjithatë nvojitet të bëhet më shumë për ta harmonizuar kornizën negociuese  dhe ky mbetet hapi tjetër", shtoi Rute. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR