• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ruskoska: Rasti me vrasjet e Vanjës dhe Pançes nuk guxon të marrë konotacion politik

Ruskoska: Rasti me vrasjet e Vanjës dhe Pançes nuk guxon të marrë konotacion politik

Shkup, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Nuk mendoj se tërë kjo mun dtë marrë konotacion politik dhe nuk do të duhej të merret, sepse bëhet fjalë për dy vrasje të tmerrshme, posaçërisht nëse merret parasysh se një prej viktimave është një fëmijë 14-vjeçar, deklaroi sot ish-shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska lidhur me vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, për të cilat i dyshuar i parë është Ljupço Palevski - Pallço.

Në deklaratë për mediumet pas ndarjes së çmimit shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" në Kuvendin e RMV-së, Ruskovska tha se edhe kolegët në Turqi, prej ku pritet Palevski të ekstradohet, do ta kenë parasysh tërë këtë.

"Konsideroj se edhe kolegët në Turqi, përkatësisht gjykatësit, të cilët do t'i shqyrtojnë dëshmitë dhe do të vendosin rerth ekstradimit, do ta kenë parasysh tërë këtë", tha ajo.

Sipas saj, hetimi fillimisht duhet të konstatojë se cila është prapavija e vërtetë e rastit.

Ministria e Drejtësisë dje e dërgoi kërkesën për ekstradim të Ljupço Palevskit e cila përmes Minsitrisë së Punëve të Jashtme, përmes rrugës diplomatike, do t'u parashtrohet autoriteteve turke. Kërkesa vjen pas arrestimit në Turqi të palevskit më 5 dhjetor, pas fletëarrestit ndërkombëtar të lëshuar më 4 dhjetor.

Gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata themelore penale Shkup dje e pranoi propozimin e Prokurorisë dhe i caktoi paraburgim 30 ditor shoferit i cili e kishte dërguar Pallçon nga Serbia në Turqi.

Palevski është i dyshuar për dy vepra penale "rrëmbim" dhe dy vrasje në mënyrë të egër. Në hetimin fillestar të prokurorisë publike u prëfshinë edhe katër persona, përkatësisht bashkëkryesit Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski, Në hetim është i përzier edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se ka ndarë informata me të dyshuarit e tjerë për lëvizjen e vajzës së tij.

E mitura Vanja dhe qytetari i Velesit Pançe, për të cilët kishte paraqitje se ishin zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe në Shkup më 3 dhjetor.

Për vrasjet e tyre tani për tani të dyshuar janë gjashtë persona, pesë prej të cilvëe ndodhen në paraburgim, ndërsa i dyshuari i parë pritet të ekstradohet nga Turqia. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR