• e mërkurë, 11 shkurt 2026

Rusia pohon se gjatë sulmit ukrainas u dëmtua largpërçuesi i centralit bërthamor Zaporozhje

Rusia pohon se gjatë sulmit ukrainas u dëmtua largpërçuesi i centralit bërthamor Zaporozhje

Moskë. 10 shkurt 2026 (MIA) - Drejtoria ruse e centralit bërthamor "Zaporozhje" kumtoi se gjatë sulmit ukrainas është ndërprerë një nga dy largpërçuesit.

Për shkak të dëmtimit të largpërçuesit, pa ngrohje janë ndërtesat banesore dhe objektet tjera në qytetin Energodar.

Ukraina ende nuk i komentoi informatat ruse.

Elektrana më e madhe bërthamore në Evropë, me kapacitet prej pothuaj gjashtë gigavatëve, nga shkurti i vitit 2022 është nën kontroll të Rusisë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR