• e mërkurë, 11 shkurt 2026

Europol: Shkatërrohet një rrjet kriminal që kontrabandonte kokainë nga Amerika e Jugut në Islandë

Europol: Shkatërrohet një rrjet kriminal që kontrabandonte kokainë nga Amerika e Jugut në Islandë

Hagë, 10 shkurt 2025 (MIA) - Një rrjet kriminal ndërkombëtar i cili kontrabandonte kokainë nga Amerika e Jugut në Islandë është shkatërruar në një operacion të përbashkët nga policët e Islandës, Lituanisë dhe Spanjës, me mbështetjen e Europolit dhe Euroxhastit, kumtoi sot Europol. 

Vlerësohet se ky rrjet kriminal ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth katër milionë euro nga tregtia me drogë, thuhet në kumtesë. 

Në një operacion të koordinuar të kryer më 4 shkurt, u arrestuan 24 persona, prej të cilëve 11 në Islandë, gjashtë në Lituani, katër në Spanjë, dy në Belgjikë dhe një në Danimarkë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR