• e mërkurë, 11 shkurt 2026

Në Holandë janë arrestuar 15 persona për shkak të shpërndarjes së propagandës së SHI-së

Në Holandë janë arrestuar 15 persona për shkak të shpërndarjes së propagandës së SHI-së

Hagë, 10 shkurt 2026 (MIA) – Policia e Holandës arrestoi 15 persona nën dyshimin se në platformën TikTok shpërndanin propagandë të Shtetit Islamik (SHI), me çka i bindnin njerëzit të kryenin sulme terroriste. 

Prokuroria e Holandës kumtoi se arrestimi kishte vijuar pasi në TikTok ishte shpërndarë propagandë e SHI-së me titra në gjuhën holandeze. 

Postimet në TikTok që agjitojnë për t'u bashkuar me SHI-në dhe për të lavdëruar martirizimin kanë pasur mbi 100.000 shikime.

Trembëdhjetë nga të dyshuarit janë sirianë, katër kanë pasaportë holandeze, por sipas gjitha gjasave kanë shtetësi të dyfishtë, përderisa katër janë të mitur. 

TikTok është pronë e kompanisë kineze “BajtDens”. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR