• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Rusia mbrëmë lëshoi 24 dronë, mbrojtja kundër ajrore ukrainase rrëzoi 11 prej tyre

Rusia mbrëmë lëshoi 24 dronë, mbrojtja kundër ajrore ukrainase rrëzoi 11 prej tyre

Kiev, 2 shkurt 2024 (MIA) - Gjatë natës Rusia ka kryer  një sulm të ri masiv me dronë në rajonet jugore dhe qendrore të Ukrainës.

Në sulmin ndaj Krivi Rog është dëmtuar trafostacioni, për shkak të së cilës pa energji elektrike janë amvisëritë dhe konsumatorët industrial në qytet. Aktualisht, citon Unian, rreth 40.000 konsumatorë janë pa energji energjike.

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan mëngjesin e sotëm se forcat ruse sulmuan Ukrainën gjatë natës me 24 dronë sulmues Shahed-136/131 dhe mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërroi 11 avionë.

Të paktën shtatë dronë sulmues rusë humbën objektivat e tyre të synuar, shtohet në kumtesën e Forcave Ajrore të Ukrainës, raporton Ukrinform.

Armata ukrainase shton se pasojat e sulmit të fundit rus të natës me dronë janë ende duke u përcaktuar në terren. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR