• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Rusia konfirmon se ka kryer një sulm masiv ndaj objekteve energjetike të Ukrainës

Rusia konfirmon se ka kryer një sulm masiv ndaj objekteve energjetike të Ukrainës

Moskë, 17 nëntor 2024 (MIA) - Forcat ruse kanë kryer një sulm masiv ndaj objekteve energjetike që furnizojnë industrinë ushtarake të Ukrainës, bënë të ditur agjencitë ruse të lajmeve duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes në Moskë.

Është goditur edhe infrastruktura e aeroportit të ushtrisë ukrainase, shtojnë nga Departamenti ushtarak.

Gjatë ditës së sotme, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski madje bëri të ditur se Rusia kishte lëshuar rreth 120 raketa dhe 90 dronë në një sulm masiv ajror "të kombinuar" kundër sektorit energjetik të Ukrainës. 

Zelenski deklaroi se mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzoi më shumë se 140 caqe ajrore mbrëmjen e kaluar.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR