Rusia ka hapur hetim për videon me heqjen e kokës së ushtarit ukrainas
- - Rusia ka hapur hetim për videon në të cilën tregohet heqja e kokës të një ushtari ukrainas.
- Post By Fitore Curri
- 15:25, 13 prill, 2023

Moskë, 13 prill 2023 (MIA) - Rusia ka hapur hetim për videon në të cilën tregohet heqja e kokës të një ushtari ukrainas.
Zyra e kryeprokurorit njoftoi se videoja "është dërguar te trupat hetues për kontroll" me çka duhet të konfirmohet "besueshmëria" e materialit dhe të merret vendim adekuat.
Në videon e cila këtë javë u paraqit në rrjetet sociale shihet se si ushtarë rusë xhirohen duke i hequr kokën një pengu ushtarak ukrainas me thikë. Kjo u dënua nga Ukraina dhe shtetet e tjera perëndimore.
Kremlini dje e vlerësoi videon si "të tmerrshme" dhe bëri thirrje që të konfirmohet autenticiteti i saj. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s