• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Rusia e refuzoi ndihmën nga KB-ja, numri i viktimave nga vërshimet pas sabotimit të digës po rritet

Rusia e refuzoi ndihmën nga KB-ja, numri i viktimave nga vërshimet pas sabotimit të digës po rritet

Moskë, 19 qershor 2023 (MIA) - Rusia i hodhi poshtë ofertat e Kombeve të Bashkuara (KB) për t'u ndihmuar banorëve të goditur nga vërshimet e shkaktuara nga çarja e digës Kahovka në lumin Dnjepër, kumtoi mbrëmë organizata botërore.

Nga 6 qershori, kur diga u dëmtua dhe u vërshua rajoni Herson, i okupuar nga Rusia, numri i viktimave nga vërshiemt u rrit në 52, përderisa 31 persona konsiderohen të zhdukur. Në territorin nën kontrollin rus ndërruan jetë 35 persona, ndërsa në anën ukrainase 17. Mbi 11 mijë njerëz u detyruan t'i braktisin shtëpitë e tyre.

KB-ja i bëri thirrje Rusisë të veprojë në pajtim me obligimet e saj sipas të drejtës humanitare ndërkombëtare.

"Nuk mund të parandalohet ndihma nga njerëzit të cilëve u nevojitet", deklaroi në kumtesën zyrtare koordinuesi i KB-së për ndihmë humanitare për Ukrainën, Deniz Braun.

Një grup i ekspertëve ndërkombëtar juridik të cilët u ndihmojnë prokurorëve ukrainas në hetimin e tyre, konsideorjnë se "ka shumë gjasa që çarja e digës të jetë shkaktuar nga mjete shpërthyese të vendosura nga Rusia".

Nga ana tjetër, Kremlini e akuzoi Kievin se e ka sabotuar digën hidroelektrike.

Autoritetet në Odesë i mbyllën plazhet dikur të njohura të Detit të Zi atje, duke e ndaluar notimin dhe konsumimin e peshkut dhe frutave të detit nga burime të paidentifikuara.

"Testet e ujit javën e kaluar treguan nivele të rrezikshme të salmonelës dhe 'agjensëve infektues'", deklaruan autoritetet ukrainase, Është kryer edhe monitorim i agjensit shkaktues të kolerës.

Edhe pse vërshimet u tërhoqën, lumi Dnjepër mori tone mbeturinash në Detin e Zi dhe në brigjet e Odesës, duke shkaktuar, siç i quajti Ukraina, "ekocid". Pritet të përkeqësohen nivelet e materieve toksike në organizmat e detit dhe në fundin e detit, ndërsa është rritur edhe rreziku nga miona të hedhura në bregdet. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR