• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia do të ndalojë eksportin e benzinave nga marsi deri në shtator

Rusia do të ndalojë eksportin e benzinave nga marsi deri në shtator

Moskë, 27 shkurt 2024 (MIA) - Rusia prej 1 marsit për gjysmë viti do ta ndalojë ekportin e benzinave, deklaroi zëdhënësja e Aleksandar Noak, zëvendëskryeministër i angazhuar për mbikëqyrje të sektorit energjetik në vend.

Me këtë hap Moska ka ndër mend ta kompensojë kërkesën e rritur të konsumatorëve dhe bujqve vendorë dhe të mundësojë servisim të planifikuar të rafinerive.

Rusia miratoi ndalesë të ngjashme edhe mes shtatorit dhe nëntorit në mënyrë që të përballet me çmimet e larta vendore dhe mungesën e derivateve.

Vetëm katër vende janë përjashtuar - Bjellorusia, kazakistani, Armenia dhe Kirgistani, të cilat dikur ishon pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe tani e formojnë Unionin ekonomik euroaziatik.

Këto katër vende duhet sërish të përjashtohen, së bashku me Mongolinë, Uzbekistanin dhe dy rajonet e shkëputura të Gjeorgjisë mbështetur nga Rusia - Osetia Jugore dhe Abkhazia. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR