• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për përdorimin e armëve të ndaluara kimike

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për përdorimin e armëve të ndaluara kimike

Hagë, 7 maj 2024 (MIA) -  Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra tjetrën për përdorimin e armëve të ndaluara kimike në fushën e betejës, publikoi Organizata për ndalimin e armëve kimike (OPCV), një organizate me seli në Hagë.

OPCV kumtoi se akuzat janë "jomjaftueshëm të konfirmuara" me provat, por në kumtesën shtohet: "Situata mbetet e paqëndrueshme dhe jashtëzakonisht shqetësuese kur bëhet fjalë për përdorimin e mundshëm të kimikateve toksike si armë".

As Rusia dhe as Ukraina nuk kanë kërkuar zyrtarisht nga organizata që të hetojë përdorimin e supozuar të armëve kimike, thuhet në kumtesën. Javën e kaluar, SHBA-ja kumtoi se Rusia ka shkelur një ndalesë ndërkombëtare për përdorimin e armëve kimike, zbatimi i të cilit mbikëqyret nga OPCV.

Rusia, gjoja, kundër trupave ukrainas ka përdorur kloropicrinë, një pesticid i fuqishëm bujqësor i ndaluar për përdorim ushtarak, ndërsa gjithashtu ka përdorur komponime kimike që i pamundësojnë përkohësisht njerëzit, si gaz lotsjellës, "si një metodë lufte" në Ukrainë.

Kjo pasoi pas pretendimeve ukrainase në prill se Rusia e ka përforcuar përdorimin e gazit lotsjellës në llogoret. Rusia më pas i hodhi poshtë akuzat.

OPCV kumtoi se ka monitoruar situatën që nga shkurti i vitit 2022, kur Moska pushtoi Ukrainën. Sipas Konventës për armë kimike, çdo kimikat toksik që përdoret për të shkaktuar lëndime ose vdekje konsiderohet armë kimike.

Përdorimi i agjentëve toksikë në fushën e betejës në luftë është kundër Konventës, thekson OPCV. "Nëse përdoren si një metodë lufte, këta agjentë konsiderohen armë kimike dhe për këtë arsye, sipas Konventës, ato janë të ndaluara". ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR