• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusi: Pesë sulmues dhe dy policë u vranë në Republikën Karaçaj-Çerkezija

Rusi: Pesë sulmues dhe dy policë u vranë në Republikën Karaçaj-Çerkezija

Moskë, 29 prill 2024 (MIA) - Pesë militantë janë vrarë në republikën ruse Karaçaj-Çerkezija pasi hodhën një bombë ndaj policisë dhe hapën zjarr, me ç'rast u vranë dy policë, ndërsa katër u plagosën, kumtoi sot policia përmes publikimit në aplikacionin Telegram.

Në kumtesën e policisë theksohet se sulmuesit hodhën një bombë nga një automobil drejt një patrulle të policisë rrugore dhe hapën zjarr me armë automatike.

Në konflikt u vranë dy policë, ndërsa u plagosën dy nëpunës trafiku, një polic nga rrethi Kurgan dhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare.

Sulmuesit e vrarë u identifikuan si pjesëmarrës të dyshuar në sulmin ndaj policëve më 22 prill, kur vranë dy policë dhe lanë një në gjendje kritike pasi hapën zjarr mbi ta dhe vodhën armë dhe u larguan. Më pas për ta u lëshua një urdhër arrest. ls/ 

Foto: Arkivi EPA-s/ilustrim 

 

QËNDRONI TË LIDHUR