Runi kritikon Sallahun për lojën në ndeshjen me Çellsin
- Ish sulmuesi i Mançester Junajtedit, Vejn Runi e ka kritikuar lojën e sulmuesit të Liverpulit, Mohamed Sallah, kundër Çellsit (1:2) në javën e 7-të të Premier ligës.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:48, 7 tetor, 2025
Londër, 7 tetor 2025 (MIA) - Ish sulmuesi i Mançester Junajtedit, Vejn Runi e ka kritikuar lojën e sulmuesit të Liverpulit, Mohamed Sallah, kundër Çellsit (1:2) në javën e 7-të të Premier ligës.
"Me ardhjen e lojtarëve si Aleksandar Isak, Ugo Ekitike dhe Florian Virc, dhe parave që klubi ka shpenzuar, çfarë mendon Sallah tani? Lojtarët më të mirë kanë ego. Kur gjithçka shkon mirë, shënon gola dhe fiton ndeshje, ekipi e pranon atë. Por, javën e fundit unë dyshoj në etikën e tij të punës. E dimë që Sallah jo gjithmonë tërhiqet dhe nuk mbrohet shumë, por kundër Çellsit disi i tërhoq dhe vetëm shikonte", deklaroi Runi për "Bi-bi-si".
Tridhjetë e tre vjeçari Sallah ka shënuar tre gola dhe ka tre asistime në 10 ndeshjet këtë sezonë. qa/
Foto: EPA