• e premte, 05 dhjetor 2025

Rruga rajonale Р1106 Makedonski Brod - Shkup e mbyllur për çdo lloj të automjeteve për shkak të zjarrit në Jasen

Rruga rajonale Р1106 Makedonski Brod - Shkup e mbyllur për çdo lloj të automjeteve për shkak të zjarrit në Jasen

Shkup, 14 gusht 2025 (MIA) - Rruga rajonale Р1106 Makedonski Brod - Shkup është mbyllur për çdo lloj të automjeteve për shkak të zjarrit në parkun kombëtar Jasen, njoftoi LAMM.

 Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, në Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 15-30 minuta, në vendkalimet e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni u vendos regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me një masë totale mbi 15 tonë, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.  Orari është si më poshtë:e premte nga ora 17:00 deri në 22:00, e shtunë nga ora 9:00 deri në 18:00 dhe e diel nga ora 9:00 deri në 22:00.

Në ditët me temperatura të larta ekstreme, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00. 

Kufizimi nuk vlen për automjetet që transportojnë kafshë të gjalla, lule, ndihmë humanitare, drithëra dhe kultura të drithërave, si dhe mallra që prishen lehtë, naftë dhe derivate të naftës, transport të materialeve të rrezikshme dhe automjete që kryejnë transport për kompani që kanë lidhur kontrata për zbatimin e projekteve në rrugët shtetërore me Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore.

Në rrugën magjistrale A2: Shkup - Ohër - Shkup (e vlefshme deri më 1 shtator), lëvizja e automjeteve të rënda mallrash, masa totale e të cilave tejkalon 7,5 tonë, është e ndaluar gjatë fundjavave, në intervalet e mëposhtme: e premte nga ora 15:00 deri në 22:00, e shtunë nga ora 7:00 deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në 24:00 dhe e diel nga ora 7:00 deri në 22:00.

Ky regjim i veçantë trafiku vendoset gjatë verës me qëllim që të shmanget mbingarkesa e trafikut në pjesën rrugore që të çon në destinacionin turistik më të vizituar në Republikën e Maqedonisë, të zvogëlohet mbingarkesa në pikat e pagesës dhe në përgjithësi të sigurohet rrjedhë më e shpejtë e automjeteve dhe lëvizje e papenguar e turistëve.

Kufizimi nuk vlen për automjetet që transportojnë kafshë të gjalla, lule, ndihmë humanitare, drithëra dhe kultura të drithërave, si dhe mallra që prishen lehtë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR