Rrjeti hekurudhor i shpejtësisë së lartë në Francë goditet nga "veprime dashakeqe"
- - Rrjeti hekurudhor i shpejtësisë së lartë i Francës është goditur nga "veprime dashakeqe", dhe për këtë shkak është ndërprerë sistemi i transportit, kumtoi në mëngjes operatori hekurudhor SNCF. Kumtesa u publikua vetëm pak orë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.
- Post By Fami Bajrami
- 09:21, 26 korrik, 2024

Paris, 26 korrik 2024 (MIA) - Rrjeti hekurudhor i shpejtësisë së lartë i Francës është goditur nga "veprime dashakeqe", dhe për këtë shkak është ndërprerë sistemi i transportit, kumtoi në mëngjes operatori hekurudhor SNCF. Kumtesa u publikua vetëm pak orë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.
"Ky është sulm në shkallë të gjerë për të paralizuar rrjetin Te-Zhe-Ve (TGV)" kumtuan nga SNCF.
Sipas tyre, shumë linja do të duhet të anulohen dhe situata do të zgjasë "të paktën gjithë fundjavën derisa të kryhen riparime"t. rq/fc/
Foto: arkivi i MIA-s