• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rritje të frekuencës së automjeteve në Bogorodicë dhe Tabanoc pritet edhe deri 30 minuta

Rritje të frekuencës së automjeteve në Bogorodicë dhe Tabanoc pritet edhe deri 30 minuta

Shkup, 14 prill 2023 (MIA) - Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc, për shkak të rritjes së frekuencës së automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është nga 15 deri në 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata  për hyrje dhe dalje nga vendi, informon LAMM.

 Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesë, nëpër rrugë kryesisht të lagështa, ndërsa intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.  

 LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR