• e premte, 05 dhjetor 2025

Rritje prej 9,4 për qind të prodhimtarisë industriale në maj të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar

Rritje prej 9,4 për qind të prodhimtarisë industriale në maj të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar

Shkup, 30 qershor 2025 (MIA) – Prodhimtaria industriale në maj të vitit 2025 është rritur për 9.4 për qind në krahasim me majin e vitit 2024. Sektori Miniera dhe gurorë shënon rritje nga 18.8 për qind, sektori Industria përpunuese shënon rritje prej 9.0 për qind, ndërsa sektori Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie nga 11.8 për qind, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.

Rritja në sektorin e Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rënies së prodhimit të: produkteve ushqimore, pijeve, tekstilit, veshjeve, letrave dhe produkteve të letrës, kimikateve dhe produkteve kimike, produktit themelor farmaceutik dhe përgatitjeve farmaceutike, produkteve të gomës dhe plastike, pajisjeve elektrike dhe makinerive dhe pajisjeve  të pa përmendura në vend tjetër, automjeteve motorike, mobiljeve, rimorkiove dhe gjysmërimorkio.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin maj të vitit 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek  Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 13.7%, Produktet kapitale për 13.5 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për  6.6 %.  derisa rënie vërehet te Energjia për 8.0% dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 9.0% i

Rritje më të madhe ka në prodhimtarinë e pajisjeve elektrike prej 31.2 për qind, pastaj prodhimi i makinerive dhe pajisjeve 18.4 për qind dhe prodhimi i automjeteve motorike, rimorkiot dhe gjysmërimorkio 21.8 për qind. 

Indeksi i prodhimtarisë industriale në periudhën janar – maj 2025, në krahasim me periudhën janar – maj 2024, është 103.3. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR