• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rritet numri i turistëve

Rritet numri i turistëve

Shkup, 15 tetor 2024 (MIA) - Në periudhën janar-gusht të vitit 2024, numri i turistëve është rritur për 8,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS). Te turistët vendas ka rënie prej 0.9 për qind, ndërsa te turistët e huaj rritje për 14.4 për qind.

Numri i bujtjeve është rritur për 5,3 për qind, te turistët vendas për 2,6 për qind, ndërsa te turistët e huaj për 9,3 për qind.

Numri i turistëve në gusht të këtij viti është 232.576. Prej tyre 48,6 për qind kanë qenë vendas, ndërsa 51,4 për qind turistë të huaj. Numri i bujtjeve arrin 911.478 dhe atë 74,3 për qind vendas dhe 25,7 për qind prej turistëve të huaj. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR