• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rriten tensionet para funeralit të Navalnit në Moskë

Rriten tensionet para funeralit të Navalnit në Moskë

Moskë, 1 mars 2024 (MIA) - Forcat e sigurisë në Moskë demonstruan forcën e tyre sot ndërsa vajtuesit u mblodhën në funeralin e kundërshtarit të Kremlinit Aleksej Navalni, i cili vdiq dy javë më parë në një burg në Arktik, raportoi DPA.

Më shumë se një mijë njerëz u mblodhën para kishës në Moskë, ku do të mbahet varrimi i Navalnit, për t'i dhënë lamtumirën e tij.

Rrethoja metalike u ngritën rreth një zone të madhe përpara fillimit të ceremonisë në kishën dhe varrezat në Moskë dhe dhjetëra automjete emergjente dhe oficerë të uniformuar zunë pozicionet që nga mëngjesi i hershëm.

Nëpunësit policor po kontrollojnë dokumentet dhe sendet personale të kalimtarëve dhe ka raportime se shërbimet e internetit celular në zonë janë shkëputur.

Fillimi i meshës fetare është planifikuar për në orën 14:00 me orën lokale në kishën në komunën Marino të Moskës. Pati raportime se aty ishte postuar një shënim ku u kërkonte njerëzve të mos bënin foto. Varrimi është caktuar për dy orë më vonë në varrezat e Borisovit.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov i pyetur për Navalnin në brifingun e rregullt me gazetarët tha se nuk kishte asgjë për t'i thënë familjes së Navalnit në ditën e varrimit të tij.

Ditët e fundit, policia ka arrestuar qindra njerëz që kanë vendosur lule në kujtim të Navalnit në lokacione në të gjithë vendin.

Masat e shtuara të sigurisë tregojnë se edhe pas vdekjes së tij, Navalni, i cili ishte rivali kryesor i presidentit Vladimir Putin në vitet e fundit, mbetet një burim i rëndësishëm shqetësimi për autoritetet, raportoi DPA.

Mbështetësit e Navalnit, të afërmit dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut e akuzojnë Putinin se ka urdhëruar vrasjen e liderit të opozitës. Kremlini i mohon akuzat dhe vazhdon të përgatitet për zgjedhjet e 15-17 marsit, në të cilat pritet që Putini të zgjidhet për një mandat të pestë. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR