• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës

Rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës

Shkup, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Komisioni rregullator për energjetikë, shërbimeve të ujit dhe shërbimeve për menaxhimin me mbeturina komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) miratoi vendim me të cilin bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,50% krahasuar me vendimin e datës 18 dhjetor 2023. Çmimet me pakicë të benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98, si dhe Eurodizel (D-E V) dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisërii  (EL-1) nuk ndryshojnë.

Nga 23.12.2023 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: benzinë motori EUROSUPER BS - 95 76,50 denarë/litër, benzinë motori EUROSUPER BS - 98 78,50, karburanti dizel EURODIESEL BS (D-E 1 vaj për djegie ekstra i lehtë (EL-1) 72,50 dhe Mazut M-1 NS 41,937 denarë/kilogram. Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIESEL (D-E V) dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë. Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS rritet për 1.017 den/kg dhe tani do të arrijë në 41.937 den/kg.

Nga KRRE-ja informojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjet paraprake tregojnë rritje me një mesatare: te benziat për 4,559 %, te dizeli për 5,365 %, te vaji ekstra i lehtë për 5,376 % dhe te mazuti rritja është për 4,742 %. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR