• e martë, 24 dhjetor 2024

Rriten çmimet e prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor

Rriten çmimet e prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor

Shkup, 29 prill 2024 (MIA) - Çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendas në muajin mars të këtij viti janë më të larta për një për qind në nivel mujor dhe për 0.1 për qind në nivel vjetor, kumtoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. 

Në muajin mars, krahasuar me muajin shkurt të këtij viti, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale janë më të larta në grupet: Energjia për 4.9 %, Produkte të qëndrueshme për konsum të gjërë për 0.2 % dhe Produkte jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1.5 %.

Krahasuar me muajin mars të vitit 2023, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet: Energjia për 0.2 %, Produkte të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4.8 % dhe Produkte jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 6.9 %. qa

Foto: ESHS

 

QËNDRONI TË LIDHUR