• e enjte, 04 dhjetor 2025

Rreth 30.000 dezertorë janë kthyer vullnetarisht që të shërbejnë në armatën ukrainase sipas fuqisë së ligjit për amnisti

Rreth 30.000 dezertorë janë kthyer vullnetarisht që të shërbejnë në armatën ukrainase sipas fuqisë së ligjit për amnisti

Kiev, 5 gusht 2025 (MIA) - Rreth 29.000 dezertorë janë rikthyer në shërbim në forcat e armatosura ukrainase falë një ligji të ri që u garanton atyre amnisti nëse kthehen vullnetarisht, njoftuan sot autoritetet sot, raporton DPA.

"Falë ligjit, midis 29 nëntorit të vitit 2024 dhe gushtit të vitit 2025, më shumë se 29.000 luftëtarë, të cilët vullnetarisht i kanë braktisur njësitë e tyre u rikthyen në shërbim", deklaro drejtori i Shërbimit hetimor shtetëror, Oleksij Suhaçev.

Ligji, i cili parashikon amnisti për dezertorët kur është akti i tyre i parë i tillë dhe ata kthehen vullnetarisht në shërbim, u hartua në bashkëpunim me forcat e armatosura, tha Suhaçev.

Megjithatë, sipas shifrave zyrtare, më shumë se 122.000 raste të reja dezertimi janë regjistruar gjatë periudhës së njëjtë, raportoi DPA. Ukraina është tronditur nga një valë dezertuesish për shkak të pushtimit të vazhdueshëm rus.

Prokurorët kanë regjistruar rreth 224.000 raste që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022, megjithëse numri i vërtetë ka gjasa të jetë shumë më i lartë.

Akuzat ngrihen vetëm në një përqindje të vogël të rasteve.

Mobilizimi i detyruar i ushtarëve në rrugë shpesh haset në rezistencë të ashpër, me kalimtarët që shprehin solidaritet me burrat, raportoi DPA. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR