• e enjte, 27 qershor 2024

Ronaldo rekorder i ri në Ligën saudite sipas golave në një sezon

Ronaldo rekorder i ri në Ligën saudite sipas golave në një sezon

Riad, 28 maj 2024 (MIA) - Futbollisti i Al-Nasër, Kristiano Ronaldo ka thyer rekordin në kampionatin e Arabisë Saudite sipas golave të shënuar në një sezon.

Dje, portigezi 39 vjeçar shënoi dy gola në ndeshjen e xhiros së 34-të me Al-Itihad (4:2). Këto gola ishin i 34-të dhe i 35-të për futbollistin në sezonin aktual.

Rekordi i mëparshëm i takonte sulmuesit të Al-Itihad, Abderazak Amdala, i cili shënoi 34 gola në sezonin 2018/19.

Në total, Ronaldo ka shënuar 46 gola dhe ka bërë 13 asistime në 45 ndeshje në të gjitha garat në sezonin 2023/24.

Më 21 maj u bë e ditur se Ronaldo është përfshirë në përbërjen e kombëtares portugeze për Kampionatin evropian 2024. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR