Ronaldo: Njerëzit thonë se do të luaj deri në moshën 40 ose 41 vjeç, nuk vendos qëllime të tilla dhe thjesht e shijoj momentin
- Kristiano Ronaldo ka folur për planet e tij për të ardhmen.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:26, 15 tetor, 2023
Riad, 15 tetor 2023 (MIA) - Kristiano Ronaldo ka folur për planet e tij për të ardhmen.
"Njerëzit thonë se do të luaj deri në moshën 40 ose 41 vjeç. Unë nuk i vendos vetes qëllime të tilla. Thjesht po e shijoj momentin, i cili është i mrekullueshëm. Ndjehem mirë, trupi po u përgjigjet mirë ngarkesave që ia kam dhënë viteve të fundit. Tani është e rëndësishme të argëtohemi", deklaroi sulmuesi 38-vjeçar.
Ronaldo është lojtar i Al-Nasrit. Paraprakisht ka luajtur për Mançester Junajted, Juventus, Real Madrid dhe Sporting Lisbon.
Foto: EPA